Shuhet në moshën 91-vjeçare Nino Cerruti, legjenda e modës italiane

Është shuar në moshën 91-vjeçare Nino Cerruti, një nga stilistët dhe sipërmarrësit e mëdhenj italianë të modës. Ai ndërroi jetë në një spital në Piemonte.

Cerruti gjithmonë insistonte që fillimisht të provonte krijimet e tij. Shumë prej tyre u mbajtën në fabrikën e tekstilit që gjyshi i tij themeloi në qytetin e Biella në 1881.

“Unë gjithmonë kam veshur të njëjtin person, veten time”,- tha ai një herë, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me përvojën e tij në prodhimin e pëlhurave të shkëlqyera në fabrikën e tekstilit të familjes së tij, Cerruti u fut në biznesin e veshjeve në fund të viteve 1950.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?