Spalletti flet sërish për “Grupin e Ferrit”: Janë duele të denja për fazën çerekfinale!
Italia, Spanja dhe Kroacia janë skuadra me emër, por sipas Luciano Spallettit, ndeshjet në këtë grup mund të ishin fare mirë sfida që luhen në çerekfinalet e turneve madhorë. Deklaratën e fundit numri një i “axurrëve” e ka dhënë për mediat italiane pas eventit ku u shpallën më të mirët e sezonit.
“Ndeshjet e grupit tonë, mund të ishin fare mirë sfida që luhen në çerekfinale. Megjithatë ne jemi Italia dhe duhet të luajmë si dimë. Duhet të dimë ti zgjidhim situatat dhe t’i luajmë sa më mirë këto ndeshje.
Askush nuk është i lumtur që luan kundër Italisë. Nëse e vendosim veten në vendin e të tjerëve, nuk mund të jesh i lumtur të gjesh Italinë si kundërshtare nga vazo e katërt. Duhet të tregojmë çfarë ekipi jemi dhe çfarë niveli loje mund të paraqesim.
Kur hipën në ring, dueli nuk vendoset në goditjen e parë. Duhet të shpalosim cilësitë më të mira gjatë 100 minutave të lojës”, tha Spalletti.
Shqipëria debuton në Euro 2024 pikërisht përballë Italisë, në sfidën e 15 qershorit që do të luhet në Dortmund.
KOHA JONË SONDAZH

