10 fitore në 11 ndeshjet e para, Milani dhe Napoli ecuri rekord në Seria A

Thjeshtë të pandalshëm. Milani dhe Laizo po vijojnë që të qëndrojnë në krye të renditjes së Seria A këtë sezon, falë një ecurie fantastike. Napolitanët mundën dje minimalisht Salernitanën, ndërkohë që disa orë më vonë kuqezinjtë reaguan me një sukses në fushën e Romës.

Gola, fitore, 3 pikë, që i bëjnë të dyja skuadrat pjesë e rekordeve në Seria A. Ekipi i Spalletit dhe i Piolit arritën në kuotën e 31 pikëve, falë 10 fitoreve dhe një barazimi. Për Milanin kjo është një ecuri rekord, pasi më parë asnjëherë nuk kishin arritur të fitonin 10 nga 11 ndeshjet e para. Për Napolin ndërkohë një gjë e tillë ka ndodhu edhe në sezonin 2017-2018 me Sarrin, por më pas e mbyllën të dytët pas Juventusit.

Juventus dhe Roma e kanë arritur më parë një ecuri të tillë me 10 fitore në 11 ndeshjet e para. Roma në sezonin 2005-2006, ndërkohë që Juvja me Allegrin në sezonin 2018-19, të dyja të kurorëzuara me trofeun në fund. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP