12 gola në 12 ndeshjet e fundit, Mbappe me ritëm rekordesh te Reali
Kylian Mbappe po kalon një formë fantastike te Real Madrid. Francezi shënoi tripletën e parë me spanjollët, për t’i dhënë fitoren komode në transfertën e Real Valladolid.
12 gola në 12 paraqitjet e tij të fundit në të gjitha garat, për tu konfirmuar një makineri golash. Ecuri që e ndihmon për tu ngjitur në 22 gola në 32 ndeshje, e ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos në sezonin debutues në Madrid.
Portugezi shënoi 32 herë në 35 ndeshje. Hat-triku i Mbappe kundër Valladolidit erdhi në paraqitjen e tij të 19-të në La Liga dhe kjo e bën atë lojtarin e katërt që arrin këto shifra, pas Ruud van Nistelrooy në dy ndeshje, Gareth Bale, me nëntë dhe Emmanuel Adebayor me 14.
Kylian Mbappe shënon të paktën një herë çdo 74 minuta, duke udhëhequr skuadrën e Carlo Ancelottit në rrugën drejt titujve kampion.
