3 futbollistë të Leicester dalin pozitiv ndaj coronavirusit, ekipi në karantinë

Tre futbollistë të Leicester kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, edhe pse fillimisht ndodhen në izolim dhe klubi ende nuk i ka konfirmuar si pozitiv. Lajmi është bërë me dije fillimisht nga “The Sun”, por që pa zbuluar emrin e ekipit.

“The Guardian” konfirmoi lajmin, duke bërë me dije se janë tre lojtarë të ekipit të drejtuar nga Brendan Rodgers. Menjëherë, Leicester është futur në karantinë dhe do ta bëjë edhe skuadra me të cilën “dhelprat” janë ndeshur së fundmi: Aston Villa!

Tashmë pritet që Premeir League të ndërpritet dhe mos vazhdojë më deri në një urdhër të dytë.

SHKARKO APP