3 gola për 4 minuta, Reali dhe Barcelona dhurojnë spektakël në 45 minutat e para
Spektakël dhe emocione në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit. Klasikja e futbollit spanjoll, e zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Arabinë Saudite, u mbyll 2-2 pas 45 minutave të para plot ritëm dhe gola.
Barcelona e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 36-të, kur Raphinha shënoi pas një goditje nga distanca. Reagimi i Real Madridit ishte i menjëhershëm, teksa Vinicius Junior barazoi rezultatin në minutën e 45+2’.
Vetëm dy minuta më vonë, katalanasit rikthyen epërsinë. Robert Leëandoëski shënoi golin e dytë për Barcelonën në minutën e 45+4’, pas një asisti të Pedrit, duke ndezur sërish entuziazmin e tifozëve blaugrana.
Por dramat nuk përfunduan aty. Në minutën e 45+6’, Real Madrid reagoi sërish, me Garcia që gjeti rrjetën dhe barazoi rezultatin në 2-2, duke mbyllur një pjesë të parë të çmendur dhe plot intensitet.
KOHA JONË SONDAZH

