FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

3 hajdutë grabisin me armë mbrojtësin anglez të Romës

Në mbrëmjen që lojtarët e Romës festonin kualifikimin për në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, mbrojtësi i verdhekuqve, Chris Smalling është përballur me një aventurë të pakëndshme.

Tre njerëz të armatosur janë futur në shtëpinë e tij në zonën Appia të Romës dhe nën kërcënim e kanë detyruar mbrojtësin anglez të hapë kasafortën prej ku kanë arritur të marrin disa orë rolex dhe sende të tjera me vlerë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia italiane, që ka nisur edhe hetimet për të zbuluar hajdutët, ndërsa mësohet se në shtëpi kanë qenë vetëm mbrojtësi anglez dhe bashkëshortja e tij, të cilët nuk janë lënduar fizikisht nga grabitja, por thjesht kanë pësuar tronditje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi Chris Smalling nuk ishte në dispozicion të trajnerit Fonseca për ndeshjen ndaj holandezëve të Ajax, për shkak të një problemi muskulor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?