30 milionë euro në sezon, United vendos për rinovimin e Pogba

Paul Pogba dhe Manchester United vazhdojnë “luftën” mes tyre, pasi Djajtë e Kuq nuk pranuan largimin e tij në verë. Drejtuesit e Manchester United kanë refuzuar kërkesat e Pogba për sa i përket një rinovimi të mundshëm të kontratës.

 

Mediat në Angli bëjnë me dije se United i kishte ofruar rinovimin, por francezi ka vënë disa kushte, që janë hedhur menjëherë poshtë nga “Djajtë e Kuq”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet se Pogba i ka kërkuar anglezëve një pagë prej 30 milionë eurosh dhe diçka e tillë nuk ka pëlqyer aspak drejtuesve që e kanë refuzuar menjëherë. Nuk përjashtohet mundësia që francezi të largohet që në janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?