400 milionë euro për 1 sezon, Al Hilal bën ofertën e çmendur për Mbappe

Al Hilal është gati që të bëjë çmenduri për Kylian Mbappé. Sipas “RMC Sport”, klubi arab i ka bërë një ofertë të çmendur sulmuesit francez, që e lejon të fitojë 400 milionë euro, por edhe që të bashkohet me Realin e Madridit sezonin tjetër.

Al Hilal ka gati 200 milionë euro për Paris Saint-Germain, që e ka përjashtuar sulmuesin nga projekti teknik, dhe 400 milionë euro pagë vetëm për një sezon për Mbappe, që sezonin tjetër mund të largohet si lojtar i lirë për të nisur një aventurë të re me Realin.

Në 31 korrik skadon ultimatumi për rinovimin me PSG, por Mbappé e ka bërë të qartë që nuk ka ndërmend të zgjasë bashkëpunimin me francezët, sepse synon që të shkojë menjëherë te Reali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?