47 nga 54 të mundshme, vetëm Manchester City ka bërë më mirë se Interi

Interi mori një fitore të vështirë mbrëmjen e djeshme kundër Parmës, teksa vijon të mbetet në krye të renditjes. Skuadra e Contes është kthyer në një  “makineri” perfekte, duke filluar nga 4-2 kundër Torinos, më 22 nëntor.

Zikaltrit fituan 15 nga 18 ndeshjet e fundit në kampionat, kanë barazuar dy (ndaj Romës dhe Udinese) dhe humbur vetëm një, ndaj Sampdoria.  Në fakt, vetëm Manchester City i Guardiolës ka mbledhur më shumë pikë në 18 ndeshjet e fundit të kampionatit: 50 pikë, nga 16 fitore dhe 2 barazime.

Për herë të katërt në epokën e tri pikëve, Interi grumbullon të paktën 59 pikë në 25 ndeshjet e para të kampionatit. Në të tria rastet e mëparshme, më pas fitoi titullin: 2006/07, 2007/08, 2008/09.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?