6 gola në 4 ndeshje, Ernest Muçi është lojtari i momentit në Turqi
Futbollisti shqiptar i Trabzonsporit, Ernest Muçi, po kalon një periudhë fantastike në Superligën Turke. Sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke konfirmuar formën e tij të lartë dhe duke u kthyer në një nga emrat më të spikatur të javëve të fundit.
Muçi ka gjetur rrugën e rrjetës në katër ndeshje radhazi, duke vendosur një rekord personal në elitën e futbollit turk. Me 6 gola të realizuar në javët e fundit, ai ka arritur tashmë sezonin e tij më të mirë në Turqi.
Paraqitjet vendimtare të sulmuesit shqiptar kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë edhe në rezultatet e skuadrës. Golat e Muçit kanë kontribuar në 10 pikë të fituara nga Trabzonspori gjatë kësaj periudhe.
Ekipi turk arriti fitore ndaj Başakşehir, Konyaspor dhe Göztepe, duke grumbulluar 9 pikë, ndërsa në ndeshjen e fundit ndaj barazoi, duke marrë edhe një pikë tjetër. Në të gjitha këto rezultate, Ernest Muçi ishte protagonist, duke konfirmuar rolin e tij vendimtar në skuadër.
Forma e shkëlqyer e Muçit po e shndërron atë në një nga armët kryesore të Trabzonsporit, ndërkohë që tashmë pritet të marrë një ftesë nga Sylvinho për Play Off-in për Kupën e Botës. Kujtojmë që Muçi ka luajtur më parë në Poloni dhe i njeh mjaft mirë disa lojtarë të polakëve.
KOHA JONË SONDAZH

