6 javë pezullim për Rudiger pas incidenteve në El Clasico, dy javë për Vazquez
Antonio Rudiger, mbrojtësi gjerman i Real Madridit, është dënuar me 6 ndeshje pezullim nga komisioni disiplinor në Spanjë, pas një proteste të ashpër në fund të finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës. Nga pankina, Rüdiger hodhi akull në drejtim të gjyqtarit dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq.
Megjithatë, pezullimi nuk do të ketë shumë ndikim për lojtarin, pasi ai ka vendosur të bëjë ndërhyrje kirurgjikale në gju, katër javë para përfundimit të La Ligës, duke mbyllur kështu sezonin përpara kohe. Përveç mungesës në fundin e kampionatit, Rüdiger nuk do të jetë në dispozicion as për kombëtaren gjermane në finalet e Nations League.
Ky incident ka shkaktuar polemika edhe në Gjermani, ku drejtori sportiv i kombëtares, Rudi Völler, ka lënë të kuptohet se do të ketë masa disiplinore ndaj lojtarit.
Ndërkohë, dy ndeshje pezullim janë dhënë edhe për Lucas Vázquez, i cili u përfshi në tensionet në fund të ndeshjes. Në anën tjetër, Jude Bellingham është shpallur i pafajshëm pas prezantimit të një video nga ana e Real Madridit, ku vërtetohej se anglezi nuk kishte bërë asgjë që justifikonte kartonin e kuq të dhënë nga arbitri. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

