7 gola në Sardenjë, Roma fiton me vuajtje ndaj Cagliarit (VIDEO)
Roma ka arritur që të marrë një fitore të rëndësishme 4-3 në transfertën ndaj Cagliarit duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Champions League. Ndeshja nisi malore për verdhekuqtë, teksa Joao Pedro do të shënonte për vendasit.
Skuadra e Fonsecës reagoi mjaft mirë duke barazuar brenda pak sekondash me Nikola Kalinic, ndërkohë që 4 minuta nga fundi i pjesës së parë sulmuesi kroat do të shënonte një tjetër gol. Në minutën e 64-t, Justin Kluivert do të realizonte golin e tretë për Romën, por Cagliari rihapi ndeshjen me një gol të bukur të Pereiros.
9 minuta nga fundi Kolarov do të shënonte nga goditja e dënimit, por Joao Pedro rihapi duelin në fundin e kohës së rregullt (gaboi fillimisht nga penalltia). Me këtë fitore ekipi kryeqytetas ngjitet në kuotën e 45 pikëve, 3 më pak se Atalanta. /R.Lika-Koha Jone/