7 pikë në 14 javë, Uzuni mbetet pa trajner te Granada
Myrto Uzuni arriti që të shënojë edhe në ndeshjen e së premtes mes Alaves dhe Granadës, por realizimi i sulmuesit kuqezi nuk i mjaftoi skuadrës së tij, që u mund 3-1.
Kjo humbje duket se ka mbushur kupën për trajnerin Paco López. Vetë klubi ka njoftuar përmes një deklarate për mediat se tekniku 56-vjeçar nuk do të jetë më strategu i skuadrës.
Në këto 14 javë Granada ka marrë 7 pikë, falë 1 fitoreje dhe katër barazimeve, shifra këto që e rendisin në vendin e parafundit të La Ligas. Në një situatë të tillë drejtuesit duan të ndryshojnë diçka dhe synojnë të nisin një projekt të ri me një tjetër trajner.
KOHA JONË SONDAZH

