800 fëmijë të kryeqytetitnë aktivitetin sportiv të Bashkisë “Jeto me sport”
Bashkia e Tiranës, në kuadër të festave të fund-vitit ka organizuar aktivitetin sportiv "Jeto me Sportin"ku morrën pjesë rreth 800 fëmijë të moshave 7-14 vjeç.
Në këtë aktivitetet morrën pjesë:– 31 skuadra basketbolli; 24 skuadra volejbolli; Grupi i aerobisë dhe Grupi i taekwondosë.
E veçanta është se në këtë aktivitet nuk kishte një fitues, por secila skuadër zhvilloi një numër të barabartë ndeshjesh, duke inkurajuar në këtë mënyrë frymën sportive dhe përcjellë mesazhin se me sport janë të gjithë të fituar. Ky aktivitet ishte një mundësi për të zbuluar talente të reja, për të ndërgjegjësuar sa më shumë angazhimin e fëmijëve në sport.
Në këtë aktivitet pati një hapësirë të veçatë edhe për fëmijët jetimë, romët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.
Nënkryetarja e Bashkisë Nevila Xhindi ka ndjekur nga afër këtë aktiviteti masiv sportiv. Bashkia e Tiranës që prej vitit 2011 i ka kushtuar një rëndësi të veçantë aktiviteteve sportive të cilat janë tashmë të përmuajshme dhe përfshijnë të gjitha grupmoshat.
“Jeto me sportin” është një mesazh për të gjithë ne që të jetojmë shëndetshëm. Sporti na merr kohë të ëmbël, por ata që e provojnë ia dinë edhe vlerën.
Sot, ky aktivitet që ka mbledhur 800 fëmijë së bashku e që konkurrojnë në fusha të ndryshme të sportit, basketboll, volejboll, aerobi dhe në sporte të tjera, nuk është thjesht njëgarë. Këta fëmijëkanëardhur sot për të përcjellë një mesazh, që ne duhet përditë të jetojmë me sportin" – deklaroi znj.Xhindi.
KOHA JONË SONDAZH

