94 ndeshje për Kombëtaren, mbrojtësi Hysaj: Dita më e bukur e jetës, Shqipërinë e ndjej që fëmijë

Pas fitores 4-2 në miqësoren kundër Jordanisë, për mediet foli rekordmeni kuqezi Elseid Hysaj. Mbrojtësi vendosi rekord me fanellën e Shqipërisë, pasi me 94 ndeshje bëhet futbollisti me më shumë performanca në Kombëtare.

“Është momenti më i bukur i jetës sime. Jam shumë i lumtur për golat, sepse donim ta fitonim këtë ndeshje. Nuk donim të humbnim, sepse do të ngjante pak keq. Po më vjen momenti edhe mua për të qenë veteran. Është gjithmonë bukur të luash në Kombëtare.

Ndjenja është e njëjtë, si fëmijë, si tani. Nuk mund ta vendos unë se sa ndeshje do të luaj. Mund të ndodhin gjëra gjatë rrugës. Kur ta shoh se nuk do të mund të jap më për Kombëtaren do të hap rrugën. Por është ende herët”, tha Hysaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?