A do të largohet Koeman nga Barcelona? Strategu holandez qartëson gjithçka
Barcelona e mbylli sezonin në vendin e 3-të të La Ligas me 79 pikë, 7 më pak se kampionët e Atletico Madridit. Në sfidën e fundit blaugranat triumfuan 0-1 ndaj Eibar në transfertë në një ndeshje pa shumë interes për të dyja ekipet që u vendos nga goli i Antoine Griezmann.
Kjo sfidë mund të ketë e fundit ndërkohë për trajnerin Ronald Koeman i cili fitoi vetëm Kupën e Mbretit në këtë sezon të parë të tijin me Barçën, por holandezi nuk është i këtij mendimi madje ka bindjen, se do të qëndrojë te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm
“Mendoj se nuk është ndeshja ime e fundit me Barcelonën. Unë kam një kontratë. Ju flisni shumë për këtë temë, por unë jam i qetë. Nëse ka diçka që klubi dëshiron ta ndryshojë, duhet të flasë me mua. Shumë të rinj kanë dëshmuar se janë lojtarë të mirë. Ekipi nuk është i plotë, megjithatë, ne kemi një ekip, që mund të jetë më efektiv në zonën sulmuese.
Sezoni nuk ishte i keq, nuk ishte as më i miri që mund të dëshironit, por nuk mund të kërkoni më të mirën çdo vit dhe veçanërisht nëse flisni për një ekip që po formohet nga e para. Kemi shumë të rinj, një ekip i gjithi i ri, shumë ndryshe nga Real Madrid dhe Atletico Madrid.N e jemi Barça dhe gjithmonë pritet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Dua të përgëzoj Atleticon për sezonin e tyre. Janë ekipi që kanë qëndruar më gjatë në krye dhe kanë ndërtuar një skuadër të mirë”, tha Ronald Koeman.
KOHA JONË SONDAZH

