A do të largohet Ronaldo nga Juvja? Përgjigjen e jep Georgina!

Nga Spanja vijnë të dhëna të rëndësishme për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Ka qenë vetë  Georgina Rodriguez, partnerja e CR7, gjatë xhirimeve të dokumentarit për jetën e saj, që ka dhënë indicie domethënëse.

E pyetur nëse e ardhmja e “yllit” portugez do të ishte në Itali, duke qenë se ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë, ajo u përgjigj: “Se queda (qëndron).

Në këtë mënyrë, Georgina, hedh poshtë zërat për lamtumirën e mundshme të CR7 nga Juvja pas kthimit të Allegrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?