A do të rikthehet sërish Aguero të luajë futboll? Ja çfarë thonë kardiologët
Sergio Aguero ka shqetësuar gjithë botën e futbollit pas problemeve kardiake që kanë bërë që të mbetet 3 muaj jashtë fushave të lojës. 33-vjeçari nuk u ndje mirë ndaj ndeshjes me Alaves dhe njoftoi gjyqtarin të ndërpriste lojën pasi kishte një shtrëngim në kraharor.
Gazeta “MARCA” ka kontaktuar disa kardiolog të ndryshëm, ekspertë në këto situata dhe janë informuar rreth të ardhmes së Agueros.
“Aritmia që përjetoi Aguero nuk ishte një aritmi malignant, sepse në të kundërt ai nuk do të luante më futboll,” u shpreh një doktor.
Dr.Alonso, kardiolog në Spanjë tha se ka disa aritmi të ndryshme por Aguero nuk e ka atë më të keqen.
“A do të luaj më ai? Nga pikëpamja ime si kardiolog mendoj se do të luaj përsëri, por sportistët kanë rrahje të shpeshta zemre kur merren me aktivitetin përkatës, kështu që nuk e di, varet se si do të reagojë aritmia ndaj tij”, është shprehur Dr. Alonso.