“Abissnet Superiore”, sot dhe nesër luhen takimet e javës së nëntë

Java e 9-të e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe e fundit e fazës së parë do të luhet sot dhe nesër.

Ndeshja e parë e ditës është Bylis-Vora, qe ka startuar në stadiumin “Adush Muça” në orën 14:00. Po sot luhet edhe takimi Egnatia – Teuta, në stadiumin “Egnatia Arena”, në orën 17:00.

Tre ndeshjet e tjera të javës së 9-të janë programuar të mërkurën. Flamurtari – Vllaznia do të luhet në stadiumin e Vlorës, në orën 17:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy takimet e fundit do të zhvillohen në mbrëmje, në orën 19:30. Në “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Partizanin, ndërsa në “Air Albania” do të luhet dueli Tirana- AF Elbasani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?