FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Abrashi: Marrim besim ndaj Luksemburgut, fitojmë kundër Izraelit

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi beson se kuqezinjtë do rikthehen te fitorja.

Në një deklaratë për mediat para miqësores kundër Luksemburgut, Abrashi tha se kjo ndeshje do të shërbejë si test. Gjithashtu ai hodh dritë për marrëdhëniet që ka me trajnerin Ganni de Biasi.

“Është trajneri ai që vendos, nuk jam i vetmi që dua të luaj, të gjithë duam të luajmë. Mesfushorë kemi shumë, edhe lojtarë të mirë Unë kam për detyrë të jap maksimumin në stërvitjen. Pres momentin të jap maksimumin dhe të kem sukses. Duhet që të marrim besimin në sfidën ndaj Luksemburgut, do të shkojmë për të fitojmë në Izrael. Gjendja fizike? Jam mirë, kam pasur disa ditë pushim. Jam në gjendje shumë të mirë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që miqësorja kundër Luksemburgut do të zhvillohet më 4 qershor ndërsa përballja zyrtare ndaj Izraelit më 11 qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

Intervista e plotë e Amir Abrashit dhe Ergys Kaçes:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?