Acerbi “ndez” San Siron, Inter-Barcelona shkon në shtesë
Sporti E Martë, 6 Maj 2025 23:01
Në një ndeshje dramatike në San Siro, Interi arrin të barazojë në minutat shtesë falë një goli të Francesco Acerbi ndaj Barcelonës. Pas një aksioni nga Dumfries në krahun e djathtë, topi shkon në zonë ku Acerbi shfaqet si një sulmues i vërtetë dhe dërgon topin në rrjetë për 3-3.
Barazimi i çon skuadrat në kohë shtesë, ndërsa atmosfera është elektrizuese dhe tifozët zikaltër rifitojnë shpresën për një finale të mundshme.
KOHA JONË SONDAZH

