Agim Cana flet për të ardhmen e Lorikut
Agim Cana, babi dhe agjenti i mbrojtësit shqiptar të Lazios, Lorikut, në një intervistë për ‘Lalaziosiamonoi.it’, ka folur për të ardhmen e kapitenit të Shqipërisë.
Cana ka thënë se Loriku me Lacion ka kontratë deri në vitin 2016, dhe sipas tij, Loriku ndjehet mirë tek ‘lacialët’.
Ai nuk e mohon mundësinë që Loriku të kalojë në ndonjë tjetër kampionat, por sipas Agim Canës, ish- futbollisti i PSG-së, Marsejës, Sanderlend e Gallatasarait, është i përqendruar tek Lacio, skuadër më të cilën ai synon të luajë në Ligën e Kampionëve, transmeton koha.
“Ai ka edhe një vit e gjysmë kontratë me Lacion.
Ai është mirë dhe 90% luan rregullisht”, ka thënë Cana.
“Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të marrë në konsideratë nëse do të shkojë në ndonjë vend tjetër.
Ai në Gjermani mund të luajë dy ose tre vjet, por për momentin ka vetëm kontakte dhe asgjë më shumë.
Gjeja më rëndësishme tani është që kampionatin ta mbyll në pesë skuadrat e para, e ndoshta të sigurojë Ligën e Kampionëve, e atëherë ne do të shohim të ardhmen e Lorikut”, tha Cana.
KOHA JONË SONDAZH

