FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agnelli e sheh derbin me Allegrin, Napoli vendos fatin e Pirlos

Projekti i Pirlos në pankinën e Juventusit duket drejt fundit. Rreziku për të mos arritur as një vend në zonën Champions, që do të ishte një tragjedi për klubin bardhezi, e bën ndeshjen e të mërkurës me Napolin, vendimtare jo vetëm për Juven, por edhe për teknikun Pirlo.

Sipas mediave italiane, presidenti Agnelli ka ndjekur derbin e djeshëm me Torinon nën shoqërinë e Massimiliano Allegrit, pasi të dy janë miq shumë të mirë, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë biseduar për një rikthim të bujshëm të Max në pankinën bardhezi.

Momentalisht në Itali janë të sigurt që nëse Juventusi nuk arrin të fitojë ndeshjen me Napolin të mërkurën, atëherë Pirlo do të shkarkohet dhe i vetmi emër i madh që mund të ulet menjëherë në stol është pikërisht Allegri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë edhe nëse bardhezinjtë arrijnë të fitojnë me Napolin dhe arrijnë të sigurojnë një vend në zonën Champions, presidenti Agnelli duket i bindur të ndërpresë bashkëpunimin me Pirlon në fund të sezonit, pasi Juventusi i tij nuk ka arritur të tregojë një identitet të qartë loje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë rast diferenca është se nëse Pirlo do të arrijë të mbyllë sezonin në pankinën e Juventusit, atëherë për të pasuar ish mesfushorin italian favorit nuk do të jetë më Allegri, por njëri mes Zinedine Zidane dhe Simone Inzaghit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?