Aguero vendos të ardhmen e Messit, vendimi vjen brenda javës
Leo Messi do të njoftojë vendimin që ka marrë për të ardhmen e tij këtë javë, por sipas informacioneve që vijnë nga Spanja ai tashmë ia ka komunikuar ekipit dhe bordit drejtues të Barcelonës. “Don Balon” shkruan se “ndjesitë janë pozitive dhe gjithçka sugjeron që ai do të mbetet në ekipin e kryeqendrës së Katalunjës”.
Një sinjal pozitiv është fakti që Pep Guardiola njoftoi se Sergio Aguero, i cili po përfundon kontratën e tij me Manchester City-t, do të shkojë për të luajtur në “Camp Nou” krah bashkatdhetarin e tij. Transferimi i “Kun” Agueros në Spanjë ishte vendimtar në pranimin e rinovimit të kontratës së Messit me “blaugranat”. Marrëveshja është arritur prej kohësh dhe do të zyrtarizohet para 30 qershorit.
KOHA JONË SONDAZH

