Alban Bushi fton Stiven Shpendin te Kombëtarja U-21
Stiven Shpendi, do të jetë pjesë e Shqipërisë U-21, për dy ndeshjet miqësore të muajit Nëntor, ndaj Moldavisë.
Mediat pranë klubit të Serie B, Carrarese, raportojnë se sulmuesi është ftuar nga tekniku kuqezi. Trajneri Alban Bushi, ka ftuar shumë emra të rinj në grumbullim, për të parë gjendjen e lojtarëve dhe cilët mund të jenë për ndeshjet e radhës zyrtare.
Gjithashtu më herët u njoftua edhe afrimi në grumbullim i lojtarit të Lecce-s, Dario Daka, i cili menjëherë është bashkuar me grupin në stërvitje.
Shqipëria U-21 do të luajë takimin e parë ndaj Moldavisë më 15 Nëntor, në orën 14:00. Më 18 nëntor, Shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00. Të dy takimet miqësore do të zhvillohen në stadiumin e Vorës.