Alban Hoxha drejt Serisë A, gati firma

Alban Hoxha bëhet gati t’i japë lamtumirën Partizanit, për të realizuar ëndrrën e transferimit në kampionatin Italian të futbollit. Sipas mediave italiane, portieri i cili është njëkohësisht edhe pjesë e përfaqësueses shqiptare, është shumë pranë firmës me një prej klubeve që u ngjitën në këtë sezon në elitën e futbollit italian.

Bëhet fjalë për SPAL, klubin e qytetit të Ferrarës, të cilin në fillimet e karrierës së tij si trajner, e drejtoi për dy sezone edhe Ganni De Biasi, shkruan ‘panorama sport’. SPAL është ngjitur në elitën e futbollit italian pas nëj sezoni mbresëlënës në Serinë B, por tani kërkon një portier cilësor, duke llogaritur se nuk ka garancinë se do të mbajë të riun Meret që e kishte në huazim nga Udineze.

Transferimi i Hoxhës, sipas “Calciomercato.it”, është pranë finalizimit për shifrën e 200 mijë eurove. Me sa duket portieri dhe Partizani kanë ulur ndjeshëm pretendimet, pasi një vit më parë, kur atë e kërkonin klubet turke, kërkonin shifra shumë të larta për të mundësuar transferimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?