Alban Hoxha: Fitoret me Skënderbeun e Kukësin, 99 për qind kampionë

Për Partizanin prilli, sipas trajnerit Shpëtim Duro, do të jetë vendimtar pasi skuadra e kuqe do të përplaset me ekipet pretendente për titullin kampion ku edhe do të varen fatet e kësaj skuadre në garë për titull. Fushata nis me transfertën e vështirë të Korçës ku Partizani synon fitoren për të lënë pas kampionët në fuqi. Humbja 3-0 e fazës së dytë ku Alban Hoxha nuk ishte i pranishëm është një kujtim i largët për gardianin, i cili beson se situata këtë herë ndryshon. – “Këtë herë skuadra jonë vjen ndryshe në këtë sfidë. Shpresoj që të arrijmë një rezultat pozitiv, ndryshe nga sfida e parë. Skënderbeu vuan nga mungesa e një sulmuesi dhe shpresoj që kjo të më ndihmojë mua dhe mbrojtjen,” – thekson Shpëtim Duro.  Portieri i skuadrës kryeqytetase, thekson se Partizani do të japë maksimumin në këtë sfidë vendimtare në garën për titullin kampion duke përfituar edhe nga momenti negativ që po kalon ekipi kundërshtar. -“Është e vërtetë që ata vijnë nga dy humbje dhe shpresoj që në këtë sfidë të jemi më të avantazhuar pasi ata mund të jenë më të lodhur për shkak të ndeshjes së Kupës”. Mbi shanset që skuadra e tij ka për t’u shpallur kampione, portieri 28-vjeçar thekson se nuk ka asnjë dyshim se “Demat e Kuq” janë të karikuar për të mos u dorëzuar deri në javën e fundit. – “Nëse dalim me sukses nga dy sfidat e radhës me Skënderbeun dhe Kukësin atëherë shanset që të shpallemi kampion do të jenë 99 %”.  Përtej kampionatit aktual portieri i Partizanit ka folur edhe për të ardhmen e tij, ku ka zbuluar se skuadra e Serisë A, Chievo, është në gjurmët e tij, por do të jenë drejtuesit e kuq që do vendosin fatin e gardianit të kombëtares kuqezi. – “Është e vërtete qe Chievo më ka bërë një ofertë zyrtare dhe klubi është në dijeni të kësaj. Por, vijon numri një i demave të kuq, gjithçka do të vendoset nga drejtuesit e Partizanit në fund të sezonit”. Superliga shqiptare veç takimit të Korçës do të ketë edhe disa përballje të tjera mjaft të rëndësishme. Kështu, në Tiranë, bardheblutë do të presin shkodranët e Vllaznisë. Fierakët e Apolonisë do të presin Flamurtarin e Vlorës. Laçi do të vizitojë Kukësin kryesues dhe Elbasani udhëton për në Durrës, ku do të ndeshet me ekipin e Teutës.  Alban Hoxha është një ndër lojtarët e paktë të kampionatit tonë, që është edhe pjesë e kombëtares. 

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kategoria Superiore

Swiss Digital Mobile Reklama

Java e 30-të/12 prill

Apolonia-Flamurtari        13:00    

Teuta-Elbasani               13:00

Tirana-Vllaznia               16:00

13 prill  

Kukësi-Laçi                   14:00

Skënderbeu-Partizani   17:00   

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?