Alban Meha dëmtohet sërish, dy javë larg fushave

Fantazisti kuqezi Alban Meha nuk gjen paqe. Mesfushori shqiptar i skuadrës së Paderborn duhet të ndalojë sërish në infermieri për shkak të një dëmtimi të fundit me ekipin e tij Paderborn, që mendohet se do ta mbajë larg fushave për rreth dy javë. Sipas komunikatës së publikuar në faqen e klubit bardheblu, mesfushori vuan nga një dëmtim në ligamentin e këmbës së majtë, por për të zbardhur shkallën e vërtetë të dëmtimit do të kryhet një rezonancë magnetike. Mjekët mendojnë se nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë edhe pse konfirmimi zyrtar do të vijë gjatë ditëve të ardhshme. “Nuk mund të flasim me saktësi për shkallën e dëmtimit por ne shpresojmë ta kemi në dispozicion sa më parë që të jetë e mundur”, shprehet administratori i klubit, Michael Born.

Por mbrojtësi i kombëtares sonë tek Këln, Mërgim Mavraj është rikuperuar plotësisht duke u rikthyer në dispozicion të trajnerit. Mavraj që luajti edhe në ndeshjen Shqipëri-Armeni me disa probleme fizike, u stërvit rregullisht të martën me ekipin dhe pritet që të luajë titullar në takimin e mesjavës kundër Hertës së Berlinit. Ai mungoi edhe për shkak të ndarjes nga jeta të babait të tij disa ditë në stërvitje. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?