Alban Meha vlen 1 mln euro në treg, Paderborn gati ta shesë në janar

Pas disa lëvizjeve të lojtarëve kuqezi në merkato, si të Andi Lilës, Ermir Lenjanit dhe Bekim Balajt, radha është për fantazistin Alban Meha, i cili aktivizohet në Bundesligën e parë gjermane. Alban Meha mund të ndryshojë skuadër gjatë merkartos së janarit. Mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, aktualisht lojtar i Paderborn, në Bundesligë, i skadon kontrata me klubit gjerman në fund të sezonit, dhe në mungesë të rinovimit, pritet të transferohet në një tjetër skuadër të Bundesligës. Pederborn  nuk ka ndërmend t’ia plotësojë kushtet në kontratë 28-vjeçarit, ndaj e sheh si opsionin më të mirë të mundshëm shitjen e futbollistit, duke i vënë një çmim prej 1 milion Eurosh kartonit të tij. Meha, i cili ka luajtur 8 ndeshje dhe ka shënuar dy gola në këtë sezon të Bundesligë, ka vuajtur nga dëmtimet që kanë kushtëzuar edhe minutazhin e tij në fushën e blertë, por tashmë që ndihet në formë dhe kërkon nga drejtuesit e Paderborn  aktivizimin e rregullt në mënyrë që të rinovojë kontratën, ku kërkon edhe një klauzolë largimi në rast se Paderborn bie nga kategoria. Gjithashtu Meha kërkon që të mos vihet diskutimi roli i tij prej titullari. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?