Alexis Sanchez paguhet më shumë se i gjithë ekipi i Premier Leagues
Manchester United barazoi mbrëmjen e djeshme 3-3 ndaj Shefield United, ndërsa mediat angleze kanë zbuluar pas ndeshjes edhe një detaj mjaft interesant.
Klubi i Manchesterit, paguan një lojtar, më shumë se sa gjithë lojtarët e Shefieldit së bashku. Interesant është fakti se lojtari në fjalë është Alexis Sanchez, i cili aktualisht nuk luan fare me “djajtë e kuq”, por është i huazuar te Interi.
Interi paguan momentalisht 4.5 milion funte për rrogën e tij nga 21 mln funte që e ka gjithsej kiliani.
Kjo do të thotë se United ende po paguan 16.5 milionë funte të pagës së tij ndërsa skuadra e Shefield paguhet gjithsej për 14 milionë funte, e gjitha së bashku.
Sanchez konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha në historinë e Premier Leagues. Ai iu bashkua Unitedit në janar 2018 nga Arsenali në një marrëveshje në të cilën u përfshi edhe Henrikh Mkhitaryan.
Megjithatë, Sanchez nuk shkëlqeu kurrë në ‘Old Trafford’ dhe shënoi vetëm pesë gola në 45 ndeshje, ndërsa aktualisht është pjesë e Interit, ku dhe aty nuk po luan dot për shkak të një dëmtimi.