Aliaj: Abazajn dua ta çoj në ekip të nivelit të lart, Kumbullës i kam sugjeruar …

Menaxheri i njohur shqiptar, Ardian Aliaj, ish-i kuqezi që bëri të mundur transferimin e Amir Rrahmanit nga Verona te Napoli në një intervistë për “FanZone” u shpreh se po bën përpjekje kthejë në futbollit elitar europian Kristal Abazajn.

“Gjërat nuk janë të lehta, duhet menaxhim serioz që i vogël për të shkuar në nivele të larta. Klubi u jep gjërat kryesore lojtarëve dhe në Shqipëri është problem. E ardhmja do të jetë pozitive, por e përsëris që klubet janë ato që bëjnë punën kryesore”.

Abazaj bëri një hap shumë të madh nga Luftëtari tek Anderlechti. Dy muajt e fundit kemi bashkëpunuar me të. Ai djalë ka thënë se dua të luaj e të jem të qetë. Më bindi, është djalë me perspektivë. Është lojtar me potencial për kombëtaren. Shpresoj që me menaxhimin tonë do t’i arrijë. Besoj se do të gjejmë një skuadër të nivelit të lartë, që i afrohet Anderlechtit.

Nostalgjia për Kombëtaren? Kombëtarja duhet parë si diçka ku jemi të gjithë pjesë të saj. Kam kaluar një karrierë fantastike me Kombëtaren, ishim grup fantastik. Golat kanë qenë kënaqësi madhe. Kam qenë lojtar ofensiv, gjuaja goditjet e dënimit. Duhet të jemi pozitivë me Kombëtaren, të jemi inteligjentë dhe të marrim lojtarët e duhur.

Këshilla për Kumbullën? Kam pasur fatin ta takoj atë dhe xhaxhanë e tij. U kam thënë vetëm një gjë: shkoni atje ku djali do të mund të luajë dhe jo te skuadrat e mëdha. Kumbulla është shumë i ri, po flasim për klube ku ka shumë presion. Dua të flasim si ta bëjmë lojtar, jo të flasim për shifra apo të mburremi se shkoi tek Interi. Lazio? Për Taren po, por jo për Inzaghin. Nuk i mbështet shumë të rinjtë”, deklaroi Aliaj.

SHKARKO APP