FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri përfundon nën hetime për pastrim parash dhe vendosje bastesh!

Milan, Massimiliano Allegri in the shopping center Massimiliano Max Allegri, former Juventus coach, arrives in the center together with Ariedo Braida, general manager of Cremonese, and Giuseppe Riso attorney of some players including Papu Gomez, Petagna, Gagliardini and others . After visiting the Tod s boutique, the three enter Marchesi for a coffee break, then go to another boutique because Massimiliano Allegri has to buy a pair of shoes. PUBLICATIONxINxGERxAUTxONLY Copyright: xMimmoxCarrierox/xIPAx/xMimmoxCarrierox

Massimiliano Allegri u rikthye në arenën  e madhe të futbollit pas dy vitesh, duke firmosur me Juventusin. Nga Italia gazeta “La Verita” bën me dije se trajneri dyshohet për pjesëmarrje në pastrim parash dhe përfshirje në baste sportive.

Hetimet janë në proces dhe pretendohet të kenë të bëjnë veçanërisht me disa transaksione të bëra në llogarinë rrjedhëse të Allegrit, nga një kompani malteze e akuzuar për mashtrim të rëndë.

Në tërësi bëhet fjalë për plot 7 transferta të marra nga trajneri në periudhën 2018-2021, me vlerë totale prej 161 mijë eurosh, të cilave u shtohen edhe 168 mijë euro të ardhura nga një kompani sllovene që menaxhon hotele e kazino, si dhe një 140 mijë euro nga një bankë private në Monte Carlo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto të ardhura mund të jenë fitime ligjore të trajnerit, megjithatë përsëritja e disa shumave të njëjta hedh dyshime për një skemë të pastrimit të parave. Nga karta e kreditit e Allegrit janë shpenzuar edhe rreth 500 mijë euro në kompani lojërash fati, kryesisht në një kazino në Monte Carlo dhe një tjetër në Slloveni.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?