Allegri probleme të shumta me dëmtimet, Leao shtrëngon dhëmbët për duelin me Romën

Pas dy barazimeve radhazi ndaj Pizës dhe Atalantës, Milani është tashmë i përqendruar te sfida e madhe e së dielës mbrëma kundër Romës, kryesueses së Serie A. Megjithatë, trajneri Massimiliano Allegri duhet ende të përballet me një listë të gjatë dëmtimesh që po e kufizon ndjeshëm rotacionin e skuadrës.

Kryefjala në shtëpinë kuqezi është gjendja e Rafa Leaos. Sulmuesi portugez është ndalur pas pjesës së parë kundër Atalantës dhe ka kryer kontrolle mjekësore, të cilat kanë përjashtuar dëmtime muskulore apo probleme serioze.

Megjithatë, ai vuan nga një inflamacion në ije, që e pengon të përshpejtojë si zakonisht. Prania e tij ndaj Romës mbetet në dyshim, por Leao është i vendosur të bëjë gjithçka për të qenë në fushë nga minuta e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situatë e ngjashme edhe për Santi Gimenez dhe Fikayo Tomorin, që po përballen përkatësisht me probleme në kyçin e këmbës dhe gjurin. Edhe pse ekzaminimet nuk kanë zbuluar dëmtime serioze, dyshimet për praninë e tyre mbeten, për shkak të ngarkesës së lartë të ndeshjeve. Sidomos Tomori, që është larguar nga “Gewiss Stadium” me dhimbje të forta dhe ënjtje në gju, do të monitorohet ditë pas dite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka, megjithatë, edhe lajme pozitive për Allegrin: Nkunku dhe Loftus-Cheek janë rikthyer plotësisht në formë dhe janë gati të kontribuojnë, duke ofruar alternativa të rëndësishme për një sulm që ka mungesë efikasiteti.

Ndërkohë, Jashari dhe Estupiñan janë pranë rikthimit në stërvitje me grupin. Ekuadoriani pritet të jetë në dispozicion që të dielën, ndërsa për mesfushorin zviceran do të vlerësohet gjendja fizike pas ndalesës së gjatë për shkak të frakturës së perones.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?