Allegri revoltohet me skuadrën: Nuk mund të bëjmë kështu gabimesh në Champions!

Napoli vazhdon të zhgënjejë në Champions League. Skuadra italiane u mposht 3-1 nga Villarreal, pavarësisht se e nisi mirë takimin dhe kaloi e para në avantazh me golin e Amir Rrahmanit. Reagimi i spanjollëve ishte vendimtar, duke përmbysur rezultatin dhe duke i shkaktuar Napolit një tjetër humbje të dhimbshme në Evropë.

Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri nuk i fshehu kritikat ndaj skuadrës, duke vënë theksin te gabimet e bëra dhe mungesa e përqendrimit në momentet vendimtare.

“Në Champions League duhet të bësh sa më pak gabime të jetë e mundur. Nuk mund ta lejonim golin e dytë. Mund të humbasësh, por jo në këtë mënyrë”, deklaroi Allegri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tekniku italian u shpreh i pakënaqur veçanërisht me paraqitjen e ekipit në pjesën e dytë, duke theksuar se një skuadër me cilësitë e Napolit nuk duhet të humbasë kontrollin e lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një skuadër që e njeh cilësinë e saj nuk duhet të shpërbëhet siç bëmë ne. Duhet të ndalemi, të reflektojmë dhe të përmirësohemi”, shtoi ai.

Allegri theksoi gjithashtu se problemet në mbrojtje po i kushtojnë shumë skuadrës, pavarësisht potencialit ofensiv.

“Po pësojmë shumë gola dhe duhet të gjejmë ekuilibrin. Kemi krijuar shumë raste që nga fillimi i sezonit, por duhet të përmirësohemi në prapavijë”, përfundoi trajneri.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?