Analiza e Capellos: Interi i dëshpëruar, por Barcelona lë hapësira pas

Në një analizë të gjatë të publikuar në La Gazzetta dello Sport, ish-trajneri legjendar Fabio Capello ka komentuar përballjen mes Barcelonës dhe Interit, e cila luhet sonte për një vend në finalen e Championsit.

“Pa u fshehur pas fjalëve, askush prej nesh nuk do ta kishte imagjinuar një skenar të tillë dhjetë ditë më parë: sonte në fushë do të zbresë një skuadër e madhe, euforike dhe në formë, që ndien erën e Tripletës – dhe për fat të keq nuk është Interi”, shkruan Capello.

Sipas tij, skuadra e Simone Inzaghit mbërrin në këtë sfidë me gjendje krejt të kundërt nga ajo e Barcelonës: “e lodhur, në krizë rezultatesh dhe me moral të ulët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Capello e sheh këtë ndeshje si një mundësi për kthesë të madhe: “Kjo sfidë mund dhe duhet të jetë ajo e rikthimit. Sepse është pikërisht në kundërsulm dhe me një paraqitje të madhe që Lautaro dhe shokët mund t’i bëjnë keq Barcelonës dhe të ringrihen pas humbjeve të rënda me Bolognën, Milanin dhe Romën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Capello thekson se besimi i tij te Interi mbetet i plotë: “Champions-i është kopshti i kësaj skuadre, siç e tregon rrugëtimi i tyre pothuajse perfekt që nga shtatori, por edhe historia e tyre e afërt në këtë kompeticion”.

Sipas tij, çelësi për të përballuar Barcelonën do të jetë mesfusha: “Interi i vërtetë është ai që kemi parë në Kupë – një skuadër që nuk humbet kontrollin, që di të vuajë dhe që falë një mesfushe dinamike e qarkullon topin me shpejtësi. Prandaj, të parët që duhet të marrin skuadrën mbi supe sonte janë Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?