FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Analiza e Salihit: Ja rezultati i Izrael – Shqipëri

Hamdi Salihi, sulmuesi i Skënderbeut, ka analizuar ndeshjen mes Izraelit dhe Shqipërisë, e cila do të nis në 20:45.

Hamdi Salihi parashikon një barazim me gola sot në ndeshjen e sotme mes Izraelit dhe Shqipërisë, e cila luhet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

“Kam mendimin se kjo ndeshje do të dalë barazim 1-1. Them që duhet të jemi të kënaqur me këtë rezultat”, ka deklaruar Salihi për Panorama Sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish sulmuesi i Kombëtares, që për dy sezone ka luajtur në kampionatin izraelit, mendon se kuqezinjtë duhen të kenë kujdes nga Eran Zahavi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zahavi mbetet përsëri pika e tyre e fortë, por edhe dy lojtarët anësorë ofensivë duhen pasur kujdes, sepse janë shumë të shpejtë dhe ata dalin mirë në situata goli”, tha ai.

Sipas sulmuesit nga Shkodra, motivimi jo i duhur, rivalët e fortë në grup dhe forma jo e mirë e disa lojtarëve ka bërë që kuqezinjtë të zhgënjejnë në këto eliminatore.

“Jam i mendimit që si ekipi, ashtu edhe opinioni publik nuk ka ditur ta menaxhojë si duhet euforinë që shkaktoi kualifikimi në Kampionatin Europian”, ka deklaruar ai.

“Them që motivimi i duhur, shorti i vështirë që nuk të lejon të shpresosh shumë, forma e lojtarëve, si dhe pritshmëria e lartë që u krijua pas Europianit, e cila e vendosi ekipin edhe më shumë nën presion”, ka përfunduar Salihi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?