Analiza/ Përse Juan Cuadrado është i pazëvendësueshëm te Juventusi?
Juan Cuadrado është një nga futbollistët më të mirë këtë sezon te skuadra e Juventusit. Kolumbiani ka dhënë shumë gjatë këtij sezoni, duke shënuar gola, duke dhënë asist dhe ka qenë shumë i rëndësishëm edhe në fazën defensive duke mbuluar boshllëkun e lënë në krahun e djathtë. Deri më tani ka qenë në fushë në 2903 minuta, duke zhvilluar në total 38 ndeshje, 34 prej të cilëve nga minuta e parë. Me të në fushë, Juventus ka fituar 24 ndeshje, ka barazuar 9 dhe ka humbur 5.
Kolumbiani ka marrë pjesë në 12 gola. Të shtunën ndaj Interit shënoi dy gola me shumë peshë, duke mbajtur skuadrën bardhezi ende në garë për një vend në zonën e Championsit. Modest dhe i qeshur gjithmonë, sepse presioni dhe përgjegjësia nuk kanë një peshë specifike për të. Motivimi për të në fushë është i njëjtë si ndaj Crotones apo Interit, duke dhënë më të mirë. Një “uri” që Juventusi më në fund duket se e ka gjetur edhe pse me pak vonesë.
Cuadrado është një nga futbollistët me paraqitjen më konstante këtë sezon. Në 50 ndeshje të luajtura me Juventusin këtë sezon. Cuadrado ka munguar vetëm në 4 sfida për shkak të një problemi në bicepsin femoral dhe të Covid-19. Në dy raste ka qenë i skualifikuar, ndërkohë që vetëm në dy raste ka qenë jashtë formacionit për shkak të zgjedhjeve të Pirlos.
Krahu i djathtë ka qenë gjithmonë e tija gjatë gjithë sezonit, si në mbrojtje ashtu edhe në fazën e avancuar. Kolumbiani është një nga futbollistët që ka aftësi dribluese më të mirë se të gjithë dhe shquhet edhe për aftësitë e tij në dhënien e pasimeve vendimtare për shokë. Kundër Interit shënoi me një goditje nga distanca, ndërkohë që në fundin e ndeshjes, kur shpresat ishin minimale për ekipin torinez i rrëmbeu një penallti me mjeshtëri Perisic dhe më pas e dërgoi po vetë në rrjetë. “Ndjeva besim dhe pash që mungonte Critstano”, tha Cuadrado pas golit, gjithmonë duke e shoqëruar intervistën me buzëqeshje. /R.Lika-Koha Jone, përkthyer nga Gazzetta dello Sport/
KOHA JONË SONDAZH

