Ancelotti firmos për 3 sezone me Realin: Skuadër që e kam në zemër!

Carlo Ancelotti është rikthyer zyrtarisht te Real Madrid pas aventurës së tij në Itali te Napoli dhe më pas te Evertoni. Pas nënshkrimit të kontratës me Blancos, klubi ku fitoi La Decima, pra Champions League e dhjetë të skuadrës merengues, ai tha edhe fjalët e para.

“Falënderoj Everton, lojtarët dhe mbështetësit e mi që më dhanë mundësinë për të menaxhuar këtë klub fantastik historik!

Vendosa të largohem sepse kam një sfidë të re me një ekip që është gjithmonë në zemrën time, Real Madrid. Unë largohem duke sjellë me vete të gjitha momentet fantastike që kemi jetuar së bashku dhe i uroj klubit dhe tifozëve të gjitha të mirat”, deklaroi Ancelotti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?