Ancelotti ka vendosur të largohet nga Real Madridi

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin për të mos vazhduar si trajner i Real Madridit pas përfundimit të sezonit aktual, edhe pse ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

Edhe nëse skuadra madrilene arrin të fitojë tituj këtë sezon dhe i kërkon të qëndrojë për të përmbushur kontratën, tekniku italian ka në plan ta mbyllë fazën e tij me “Los Blancos” në fundi të sezonit.

Nëse Ancelotti largohet, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Real Madridit është Xabi Alonso, trajneri aktual i Bayer Leverkusen. Edhe pse nuk është marrë ende një vendim përfundimtar, figura e Alonso shihet si opsioni ideal për ta udhëhequr ekipin e bardhë në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidoqoftë, burime pranë tij theksojnë se ka ende shumë sezon përpara dhe në futboll gjithçka mund të ndodhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?