Ancelotti kërkon t’i rrëmbejë mesfushorin francez Juventusit
Trajneri i Everonit, Carlo Ancelotti kërkon të bëjë pazar në Serinë A dhe më konkretisht në shtëpinë e Juventusit. Trajneri italian i klubit anglez ka piketuar, Adrien Rabiot për të përforcuar repartin e mesit të fushës për sezonin e ardhshëm.
Francezi, i cili u transferua në Itali me parametër zero është i lidhur me “Zonjën e Vjetër” deri në qershor të 2023. Trajneri i bardhezinjve Andrea Pirlo e pëlqen shumë 25-vjeçarin, por klubi torinez mund të tundohet ta lërë të lirë futbollistin në rast se anglezët janë gati të paguajnë më shumë se 30 milionë euro për shërbimet e tij.
KOHA JONË SONDAZH

