Ancelotti snobon zërat për largim nga Reali: Dua të qëndroj dhe 4 vitet e ardhshme
Carlo Ancelotti ka mohuar lajmet e mediave spanjolle, që raportonin se ai ka vendosur të largohet nga drejtimi i Real Madrid në fund të sezonit.
Në konferencën për shtyp, tekniku italian deklaroi se dëshiron të qëndrojë në stolin e madrilenëve edhe për katër vitet e ardhshme.
“Nuk kam vendosur të largohem nga Real Madrid. Shpresoj të qëndroj edhe për katër vitet e ardhshme, ashtu si Florentino Perez. Do të ishte ideale që të dy të largohemi në vitin 2029. Ndjej se këtu më duan të gjithë, si lojtarët edhe stafi”, tha Ancelotti.

