Anësori që nuk pa golin e Ronaldos humbet Kampionatin Europian
Arbitri anësor i ndeshjes eliminatore të Botërorit Katar 2022, Serbi-Portugali, i cili nuk akordoi një gol të Cristiano Ronaldos, edhe topi e kishte kaluar vijën fatale, detyrohet të paguajë shtrenjtë gabimin e tij.
Mediat holandeze zbulojnë se anësori Mario Diks nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Europian këtë verë, pasi arbitri kryesor Danny Makkelie ka vendosur ta përjashtojë nga skuadra e tij e arbitrimit dhe ta zëvendësojë me një tjetër vijërojtës.
Lajmin e ka bërë të ditur portali holandez “Algemeen Dagblad”, që ka arritur të marrë edhe deklaratat e dy protagonistëve, Danny Makkelie dhe Mario Dijks, në lidhje me vendimin për të mos vijuar më në të njëjtën skuadër arbitrimi.
Sfida mes Serbisë dhe Portugalisë u zhvillua më 27 mars në stadiumin ‘Ylli i Kuq” në Beograd dhe u mbyll në shifrat 2-2, pasi goli i shënuar nga Ronaldo në minutat shtesë, nuk u akordua nga anësori, ndonëse topi e kishte kaluar vijën fatale dukshëm.
KOHA JONË SONDAZH

