FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s: Reali, City dhe Chelsea përjashtohen të premten!

Chelsea, Real Madrid dhe Manchester City rrezikojnë përjashtimin nga edicioni aktual i Ligës së Kampionëve. Të tre gjysmëfinalistët me gjasë do të përjashtohen nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klubeve, pasi rezultuan ndër iniciatorët e themelimit të Superligës së Europës.

Anëtari ekzekutiv i UEFA-s, Jesper Moller, gjithashtu president i Federatës së Futbollit në Danimarkë, duke folur për mediet e vendit të tij, u shpreh:

“Klubet duhet të largohen (nga Championsi aktual) dhe unë pres që kjo të ndodhë të premten. Pastaj do të duhet të shohim se si përfundon turneu. Do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ditën e premte”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjysmëfinalisti i katërt i Championsit, PSG, ka vendosur të mos bashkohet me Superligën dhe do të ishte skuadra e vetme që do të mbetej në garë nëse eliminohen gjysmëfinalistët e tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?