“Anfield Road” jo më një fortesë për Liverpoolin, 5 humbje radhazi në shtëpi
Liverpool ka fituar një ndeshje në “Anfield Road” daton për herë të fundit më 16 dhjetor, kur mposhtnin Tottenhamin e Jose Mourinhos me shifrat 2-1. Plot shtatë ndeshje të zhvilluara në thuajse tre muaj, të gjitha në kampionat dhe Liverpool numëron dy barazime e më pas 5 humbje në shtëpi, duke bërë që stadiumi “Anfield Road” të mos ngjallë më frikë te kundërshtarët.
Disfata më e fundit ishte ajo e mbrëmjes së djeshme, me rezultatin minimal 0-1 ndaj Chelsea-t, rezultat ky që zhyt në krizë Liverpoolin dhe e largon me plot 4 pikë nga zona Champions, që është edhe objektivi i mbetur i “The Reds” në kampionat.
Ndaj londinezëve skuadra e Klopp vuajti jo pak dhe për këtë mjafton të sjellim në vëmendje faktin që gjuajtjen e vetme në portë e bëri në minutën e 85-të me anë të brazilianit Firmino pas një aksioni të gjatë.
Sulmi i Liverpoolit duket se nuk po funksionon si duhet, pasi Salah me shokë kanë shënuar vetëm 4 gola në 6 ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa në përballjen me Chelsea-n, Klopp uli sulmuesin egjiptian në pankinë pas vetëm një ore lojë.
KOHA JONË SONDAZH

