Angel Di Maria është gati për ndeshjen e parë në Champions League
Angel Di Maria është gati për ndeshjen e parë në Champions League kundër Paris Saint Germain. Lajmet të mira kanë ardhur nga infermieria e Juventusit. Sipas mediave të njohura italiane, argjentinasi ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi që mori në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Sassuolos.
34-vjeçari u aktivizua dhe në ndeshjen e fundit që skuadra barazoi ndaj Fioretinës, por u zëvendësua qe ne fillimin e pjese se dyte për shkak të problemeve të shumta.
Kjo shqetësoi dhe më shumë tifozët bardhezi. Di Maria e ka lënë pas këtë lëndim dhe është gati për rikthimin në “Park de Prince”, por këtë herë si kundërshtar. A do të luajë apo jo titullar, fjala e fundit i takon tekniku Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

