Anglia siguron zyrtarisht biletën për Kupën e Botës 2026, Serbia mund Andorrën

Anglia është kombëtarja e parë europiane që ka siguruar zyrtarisht kualifikimin për Kupën e Botës 2026, pasi mposhti me rezultat të thellë 0-5 Letoninë në Riga. Skuadra e Gareth Southgate dominoi plotësisht takimin, duke vulosur një tjetër paraqitje bindëse në eliminatore.

Në minutën e 26-të, Anthony Gordon zhbllokoi rezultatin pas një topi të gjatë të marrë nga John Stones. Në fundin e pjesës së parë, protagonisti i zakonshëm Harry Kane shënoi dy herë, fillimisht në minutën e 44-t me një goditje të fortë nga distanca, dhe më pas në shtesë, nga pika e bardhë e penalltisë, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-3.

Në pjesën e dytë, një autogol i Maksims Tonisevs në minutën e 59-të pas një topi të futur në zonë nga Djed Spence, rriti epërsinë në 0-4. Fitoren e thellë e vulosi Eberechi Eze në minutën e 86-të, duke e çuar rezultatin përfundimtar në 0-5 dhe siguruar zyrtarisht biletën për Botërorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas humbjes zhgënjyese nga Shqipëria, Serbia është rikthyer te fitorja në transfertë kundër Andorrës, duke triumfuar 1-3. Andorra kaloi e para në avantazh në minutën e 17-të, me një eurogòl spektakolar nga Guillaume Lopez, i cili shënoi nga gati gjysma e fushës pas një gabimi të portierit serb. Por reagimi i Serbisë ishte i menjëhershëm, vetëm dy minuta më pas (19′), Christian Garcia devijoi topin në rrjetën e vet pas një goditjeje këndi, duke barazuar 1-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pjesën e dytë, Dusan Vlahovic kaloi serbët në avantazh në minutën e 54-t, me një goditje me kokë pas krosimit të Kostic, ndërsa Aleksandar Mitrovic vulosi fitoren me penallti në minutën e 77-të, duke i dhënë Serbisë tre pikë të vlefshme për moralin dhe renditjen.

kolazh.jpg

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?