Anglia zbulon listën paraprake për “Euro 2020”, ja emrat që mungojnë!

Anglia është kombëtarja e radhës që ka publikuar listën për Europianin. Trajneri Gareth Southgate ka rezervuar pak surpriza në 33 emrat e përzgjedhur në listën paraprake, nga e cila duhet të heqë 7 fubollistë.

Bie në sy rikthimi në ekipin përfaqësues i mbrojtësit anësor të Liverpoolit Trent Alexander-Arnold ndërkohë që emrat me më shumë peshë të lënë jashtë nga Southgate janë Eric Dier i Tottenham, James Maddison i Leicester City dhe sulmuesi i Leeds United Patrick Bamford.

Por nëse Dier dhe Maddison kanë bërë një sezon poshtë pritshmërive nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Bamford që ka shkëlqyer me skuadrën e drejtuar nga Marcelo Bielsa. Anglia bën pjesë në grupin D të Euro 2020 sëbashku me Kroacinë, Skocinë dhe Republikën Çeke ndërkohë që do ta nisë kompeticionin me sfidën ndaj nënkampionëve të botës më 13 qershor në “Wembley”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?