Anis Mehmeti sërish protagonist, shënon në FA Cup (VIDEO)

Bristol City ka regjistruar një fitore spektakolare në FA Cup, duke mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Ëatford-in, në një ndeshje ku protagonist ishte edhe Anis Mehmeti. Sulmuesi kuqezi vijon formën e shkëlqyer, teksa shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke dhënë një tjetër kontribut vendimtar në suksesin e radhës.

Vendasit e nisën ndeshjen me ritëm të lartë dhe arritën të ndërtojnë një avantazh të sigurt që në pjesën e parë, e cila u mbyll me shifrat 2-0. Bristol City dominoi edhe në fraksionin e dytë, duke mos i lënë hapësira Ëatford-it për reagim dhe duke e çuar rezultatin përfundimtar në 5-1.

Për Anis Mehmetin, ky ishte goli i nëntë i sezonit me fanellën e Bristol City, ndërsa në statistikat e tij regjistrohen edhe 6 asistime, shifra që konfirmojnë rëndësinë e tij në repartin ofensiv. Paraqitjet e vazhdueshme pozitive të shqiptarit po e kthejnë atë në një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke rritur edhe më shumë vëmendjen ndaj tij në futbollin anglez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tottenham u mposht 1-2 nga Aston Villa. Ekipi i drejtuar nga Unai Emery shënoi dy herë brenda pjesës së parë me Buendia dhe Rogers, ndërsa vendasit ngushtuan shifrat pjesën e dytë me Odobert.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?