Apeli heq dënimin për tifozët e Tiranës
Tirana do të ketë tifozët në “Qemal Stafa, duke nisur që nga sfida me Teutën në fundjavë. Lajmi i mirë për tifozerinë bardheblu vjen nga Komisioni i Apelit i mbledhur për të shqyrtuar ankimimit të bërë kohë më parë nga klubi Tirana, për vendimet e Komisionit të Disiplinës, më datë 26 nëntor 2014. Komisioni i Apelit uli nga 6 në katër javë dënimin e tifozëve të Tiranës për ndeshjet në transfertë, detyron klubin të paguajë dëmin financiar të shkaktuar nga tifozët në “Elbasan Arena”, si dhe i jep mundësinë klubit kryeqytetas të konvertojë gjysmën e mbetur të dënimit prej 15 javësh me gjobë financiare. Tiranës iu kthyen tifozët në derbi ndaj Partizanit, kur nuk kishte bisur ende dënimin për moshyrjen e tifozëve në ndeshjet jashtë fushës. Prej incidenteve në Shkodër, tifozët e Tiranës ishin dënuar me 15 javë që të mos ndiqnin ekipin brenda fushës së tyre dhe për incidentet në Elbasna, me 6 javë që të mos e ndiqnin në fushë kundërshtare. Vendimi i plotë i komisionit të Apelit është si më poshtë:
1. Pika 2 i vendimit të datës 26.11.2014 të KDS, ndryshohet si më poshtë:
KF “Tirana”, për hedhje të sendeve të forta dhe flakadanëve në fushën e lojës nga tifozët e saj, duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohëshme të lojës,si veprim i përsëritur nga ana e tifozerisë së këtij ekipi, dënohet me zhvillimin e 4(kater) ndeshjeve pa pjesemarrjen e tifozeve te ketij ekipi ne ndeshjet qe ky ekip do te zhvilloje si ekip udhetues, bazuar ne nenin 66/3.b te KDS. Ekzekutimi i ketij denimi nga klubet pritese, do te realizohet duke mos siguruar vendet e percaktuar ne stadium per tifozerine mike.
2. Pika 3 te vendimit te dates 26.11.2014 te KDS, ndryshohet si meposhte:
KF “Tirana” detyrohet te zhdemtoje demet te kryera nga tifozeria e saj ne sektorin perkates, referuar raportit te hartuar nga administrata e stadiumit “Elbasan Arena”.
3. Shfuqizimin e pikes 4 te vendimit me date 26.11.2014 te KDS.
KOHA JONË SONDAZH

